Ngjarjet e datës 25 prill 2023:
– Zyra e Këshillit të Evropës mban tryezën e diskutimit për prezantimin e rekomandimeve nga projekti “Përmirësimi i trajtimit të personave të privuar nga liria”. (Hotel Emerald, ora 9:00)
– Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për edukimin në fëmijërinë e hershme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)
– Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për raportin vjetor të punës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)
– Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me rastin e ditëve të Inovacionit dhe Pronësisë Intelektuale, do të organizojë ceremoninë “Java e Pronësisë Industriale dhe Inovacionit”. (Hotel Emerald, ora 10:00)
– Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
– Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, N506, ora 11:00)
– Zyra e BE-së lanson fushatën “Made of Us EU-Ëestern Balkans Road Trip”, e dizajnuar që të ndihmojë për ngritjen e vetëdijesimit për mundësitë e krijuara nga partneriteti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. (Shtëpia e Evropës, ora 12:00)
– Parku Shkencor dhe Inovativ i UBT-së e viziton Dr. Yehuda Hamovitz, ekspert dhe konsulenti i vlerësuar ndërkombëtarisht për menaxhimin ekzekutiv, hartimin e strategjisë dhe zgjidhjen e krizave. (UBT, Lipjan, ora 12:00)
– Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton raportin për gjendjen e natyrës 2018-2021, si dhe kërkesat e qytetarëve me dy peticione rreth parkingjeve publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)
– Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)
– Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon tryezë diskutimi për draftin e Programit Kombëtar të Shkencës 2023-2028 ku edhe do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja Arbërie Nagavci dhe kryetarja e Këshillit Kombëtar të Shkencës, Myzafere Limani. (Amfiteatri, ish-Rilindja, ora 14:00)
– Zyra Ndërlidhëse Greke në Prishtinë dhe Muzeu “Macedonian Struggle and Modern History of Macedonia” organizojnë hapjen e ekspozitës periodike të fotografive “Yiannis and Miltos Manakia. Njerëzit prapa objektivit”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 18:00).