Milazim Thaqi, kushëriri i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur një mbështetje të fortë dhe të palëkundur për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe për figurën e Thaçit.
Në një intervistë për Indeksonline, ai e ka cilësuar veprimtarinë e UÇK-së si një kapitull heroik të historisë, duke thënë se ata që luftuan për lirinë e Kosovës do të mbeten përjetë heronj të popullit shqiptar.
Thaqi, si një nga të mbijetuarit e masakrës së Izbicës, theksoi se çlirimtarët kanë luajtur një rol të pamohueshëm në historinë e Kosovës dhe se, pa kthimin e tyre në atdhe, nuk mund të ketë as festë.
Ai theksoi se liria është e pamundur pa ata që sakrifikuan për të.
“Pa na ardh çlirimtarët, s’ka festë për ne. Nëse dënohen këta, krejt UÇK-ja dënohet”, theksoi Thaqi, duke theksuar se çdo akt i padrejtë ndaj heronjve të UÇK-së është një goditje për gjithë historinë e popullit të Kosovës.
Milazim Thaqi gjithashtu shprehu shqetësim të thellë për mundësinë që këta figura të ndëshkohen, duke paralajmëruar se një dënim i tyre do të ishte një dënim i drejtëpërdrejtë për gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Sa i përket situatës së familjes, Milazim Thaqi përmendi gjendjen shëndetësore të prindërve të Hashim Thaçit, të cilët ndodhen në një situatë të vështirë.