Hën. Nën 25th, 2024

Çollaku: Raketa ishte jo vetëm mik besnik, por edhe burrë i guximshëm dhe shembull frymëzues për të gjithë ne

Ish këshilltari i ish presidentit Thaçit, Bekim Çollaku ka reaguar për vdekjen e Xhavit Ferizit, i njohur si “Raketa”.

Ai tha se Raketa ishte luftëtar i lirisë dhe bashkëudhëtar i ish presidentit Thaçi.

Çollaku ka thënë se Raketa do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij “si një kujtim i shkëlqyer i një njëriu të urtë, por edhe i një luftëtari shumë të guximshëm”.

“Dhimbja ime është e pafund dhe e thellë për humbjen e mikut tonë, një luftëtar i lirisë dhe bashkëudhëtar i presidentit Hashim Thaçi. Ai ishte jo vetëm një mik besnik, por edhe një burrë i guximshëm dhe një shembull frymëzues për të gjithë ne. Kujtimet e kohës së kaluar bashkë, lufta për liri dhe ideale të përbashkëta, bëjnë që vdekja e tij të shkaktoj një dhimbje të thellë. Raketa tani e tutje nuk do të jetë fizikisht në mesin tonë, por kujtimet dhe veprat e tij, do të jetojnë gjithmonë. Ai do të mbetet gjithmonë në zemrat tona, si një kujtim i shkëlqyer i një njëriu të urtë, por edhe i një luftëtari shumë të guximshëm. Pusho i qetë tani Raketë.”

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *