Sht. Nën 23rd, 2024

covid-19 ,14 raste pozitive, 17 te sheruar

14 raste të reja pozitive me Koronavirus janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërsa janë shëruar 17 persona,

Njoftimi i plotë:

10 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.413 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.587.467 doza të vaksinës.

Deri më sot 744.671 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.696 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.483. Në total numri i rasteve aktive është 444.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *