Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 114 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.097 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.083 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.763 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 585 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.160.
Në total numri i rasteve aktive është 60.