Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, përmes një postimi në Twitter ka thënë se kisha ortodokse serbe në Kosovë duhet të mbrohet dhe të gëzojë të drejta të plota.
Po ashtu, ajo i bëri thirrje Qeverisë së Kosovë që të zbatoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Prandaj, i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që të zbatojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi sundimi i ligjit nënkupton trajtim të barabartë për të gjithë”, ka shkruar Cramon.
Tutje, Viola von Cramon tha se toleranca dhe respekti i ndërsjellë janë thelbi i shoqërisë multietnike.