Pre. Tet 18th, 2024

DASH: Dozat e dhuruara të Pfizerit do t’ia mundësojnë Kosovës t’i mbrojë më shpejt qytetarët e saj

Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar pas donacionit prej më shumë se 500 mijë dozave të vaksinës Pfizer nga SHBA-ja për Kosovën.

Në një postim në Facebook, Departamenti i Shtetit ka thënë se dozat e dhuruara do t’ia mundësojnë Kosovës t’i mbrojë më shpejt qytetarët e saj.

“Me rritjen e më shumë varianteve të COVID-19 si delta, dhurimi i sotëm i 503.100 dozave të vaksinës Pfizer do t’ia mundësojnë Kosovës që t’i mbrojë qytetarët e saj më shpejt. Një Kosovë e shëndetshme, e pavarur, e qëndrueshme është partnere më e fortë për Shtetet e Bashkuara”, thuhet në postim.

Ndryshe, sot Shtetet e Bashkuara dhuruan 503.100 doza shtesë të vaksinës Pfizer për Kosovën. Duke përfshirë pjesën e parë të 20 gushtit, SHBA ka dorëzuar mbi 538.200 doza për Kosovën.

Ndryshe, Kosova po përballet me situatë tragjike me pandeminë, ku vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 28 viktima.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *