Sht. Nën 23rd, 2024

DASH konfirmon që afati 30 ditor ka përfunduar, Kosova mund t’i vazhdojë procedurat për t’i blerë “Javelinët”

Në një përgjigje ekskluzive nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Gazetën Express kanë konfirmuar se tashmë ka përfunduar periudha prej 30 ditësh e njoftimit të Kongresit Amerikan rreth kërkesës së Kosovës për të blerë sistemin anti-tank “Javelin”, shkruan Gazeta Express.

Një zëdhënës i DASH ka thënë se tashmë çështja i takon Kosovës që të vendos lidhur me planet e tyre të ardhshme sa i përket blerjes së Javelin nga SHBA.

DASH e kishte njoftuar Kongresin më 11 janar lidhur me kërkesën e Kosovës për blerjen e Javelin.

Ka qenë ambasadori amerikan në Beograd, Christiopher Hill, i cili i ka treguar presidentit serb Aleksander Vuciq për kërkesën e Kosovës për blerjen e Javelin.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *