Të akuzuarit Antoneta Reçica, Labinot Dragusha, Gresa Imeri, Lendita Rexhepi, Rexhep Reçica, Dardan Gerbeshi, Urim Krasniqi dhe Verona Rrahmani, sot janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzës se kanë kryer veprën penale falsifikim të votave gjatë zgjedhjeve të viti 2017.
Sipas aktakuzës së ngritur më 22 prill 2021, thuhet se më 22 tetor 2017, pas orës 19:00, në vendvotimin i cili gjendet në shkollën Fillore “Nëna Terezë”, në fshatin Teneshdoll, Komuna e Prishtinës, të pandehurit në bazë të marrëveshjes paraprake, gjatë numërimit të votave, kanë falsifikuar rezultatet e votimit, për zgjedhjet lokale të deputetëve të Kuvendit Komunal të Republikës së Kosovës, shkruan “Betimi për Drejtësi”
Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit në krye me të pandehurën Antoneta Reçica, në cilësinë e kryetares së këshillit të vendvotimit, kanë falsifikuar rezultatet e votimit, duke i regjistruar në mënyrë jo të saktë gjithsej 51 vota të kandidatëve brenda subjektit të njëjtë politik.
closevolume_off
Të pandehurit ngarkohen me akuzën se kandidatëve të preferuar të tyre i kanë shtuar 2 vota, duke hequr 49 vota dhe duke i shtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) 2 vota, po ashtu ia kanë hequr “Lëvizja Bashkimi” 3 vota, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) 46 vota, cilat i kanë bartur në formularin e përputhjes të dhënave dhe rezultateve, me këtë rast kanë dëmtuar kandidatët brenda subjekteve politike dhe KQZ-në.