Mar. Dhj 24th, 2024

Deklarohet policia/ Si i mashtronte “Gjyli” qytetarët e Pejës duke iu marrë nga 300-400 euro

Një mësimdhënëse e shkollës “Xhemajl Kada” është arrestuar sot në Pejë me dyshimet për veprën e mashtrimit. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se arsimtarja e arrestuar është Gjylfidone Morina, e njohur si Gjyli.

Për rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

“Me datë 17.09.2024 në fshatin Loxhë –Pejë, policia ka zbatuar urdhër kontrollin e urdhëruar nga gjykata, ku është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse të së dyshuarës femër kosovare nën dyshimin e bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale të ‘Mashtrimit’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dyshohet se e dyshuara e lartcekur, gjatë periudhës kohore 2022/2024 ka mashtruar persona të ndryshëm duke ju premtuar sera të xhamit në formë të subvencionit, por që palët paraprakisht janë obliguar të paguajnë nga 300 deri 400 euro, me qëllim të sigurimit të transportit dhe montimit të tyre.

Lidhur me rastin gjatë bastisjes janë sekuestruar provat si në vijim:

Një laptop,
Një vulë,
Disa folldera me dokumente të ndryshme (si kontrata dhe fletëpagesa ),
Një telefon.
Gjatë punës hetimore janë identifikuar dhe intervistuar disa persona si palë të mashtruara dhe vlera e dëmit të përgjithshëm konsiderohet rreth 30,000.00 euro (tridhjetë mijë euro).

Në lidhje me rastin e dyshuara është arrestuar dhe është intervistuar në prezencën e avokatit të saj mbrojtës, më pas me vendim të prokurorit kompetent të njëjtës i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *