Ditë më parë, Erona Cokli, 21-vjeçare dyshohet se është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj, Valon Aliu, në ambientet e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.
Ndërsa, sot është duke u mbajtur një protestë, ku protestuesit nisën marshimin nga afër kësaj qendre, duke mbajtur në duar parulla si “Vrasja është krim, jo justifikim” dhe “Institucionet janë bërë rrezik i grave”.
Kjo është hera e parë që familjarët dolën më fotografi të viktimës.
Ndryshe, të shtunën i është dhënë lamtumira e fundit Erona Coklit.
Autori i krimit plagosi edhe vëllain e mitur të së ndjerës, i njëjti i cili edhe qe sot prezent në protestën e mbajtur.
Gjykata Themelore në Ferizaj të shtunën ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes dhe plagosjen e vëllait të mitur të viktimës