Enj. Sht 19th, 2024

Del lista, këta 85 deputetë të Kosovës kanë asistentë – pagat dhe shtesat e tyre arrijnë në 900 euro në muaj

Rreth 1 milion € i ka shpenzuar Kuvendi i Republikës së Kosovës për pagat dhe shtesat e asistentëve të deputetëve, të cilët janë angazhuar nga 5 maji i vitit 2023.

Janë hiç më pak se 85 deputetë që kanë të angazhuar asistentë, përderisa disa nga këta të fundit punë kryesore e kanë kontrollimin e e-mailave të shefave (deputetëve).

Media javë më parë i ka dërguar Kuvendit të Kosovës kërkesë për qasje në dokumente publike, ku ka kërkuar listën zyrtare të asistentëve të angazhuar nga ligjvënësit kosovar dhe pagat e tyre.

Angazhimi i asistentëve bazohet në Rregulloren Nr. 08/Rr-004 për Shtesa mbi Pagën bazë për Deputetë dhe për klasifikimin e Pagës për Stafin Mbështetës Politik të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *