Die. Mar 16th, 2025

Del vendimi i Supremes, KQZ-ja mund t’i shpallë rezultatet përfundimtare

Sot është hapur rruga për shpalljen e rezultateve përfundimtare të 9 shkurtit.

Kjo pasi Gjykata Supreme ka marrë vendimin për ankesën e fundit të parashtruar nga Partia Demokratike e Ashkalinjëve (PDAK)-LPB.

Supremja ka refuzuar ankesën e PDAK-së lidhur me manipulimet e votave me postë, duke e quajtur edhe si të “pathemeltë”.

Krejt çka ka mbetur tani, pasi nuk ka më ankesa, është që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i shpallë rezultatet përfundimtare.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *