Die. Nën 24th, 2024

Demantohet FFK-ja, nga Regjioni i Pejës thonë se takimi ka qenë për punë jo për përkrahje të Agim Ademit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi gjatë ditëve të fundit ka mbajtur një seri të takimeve me përfaqësuesit e Regjioneve të futbollit në vend.

Federata e Futbollit të Kosovës i ka prezantuar publikut këto takime si përkrahje të Regjioneve të Pejës e Gjilanit për Ademin, teksa ky institucion ka raportuar se Regjionet poashtu kanë dënuar fushatën kundër tij nga klane të caktuara.

Kryetari i klubit Onix, Muhedin Ferati, njëherit delegat i Regjionit të Pejës befasohet me mënyrën se si FFK-ja ka raportuar rreth takimit, pasi që aty nuk është kërkuar kurrfar përkrahje.

“Nuk e di çfarë përkrahje po kërkojnë, ose po shpallet si përkrahje. Agim Ademi përkrahje nuk ka lyp se nuk ka kurrfar loj zgjedhjesh. Andaj po çuditem. Ajo ka qenë ditë pune përpara fillimit të kampionatit. Unë nuk jam ka e kuptoj këtë reagim të tyre, përkrahje nga ai regjion, nga ky regjion sepse ai nuk ka kërku përkrahje. Në takim është diskutuar rreth disa ndryshimeve në rregullore, përmbushje të protokollit, vërtetimin e kartonave. Unë vetë këtë pyetje ja kam bo për çfarë arsye po flasim këtu kur zgjedhjet do të jenë në korrik të 2022. Unë jam pronar i klubit dhe me ka interesu a do të ketë përkrahje nga Federata për të gjitha klubet, apo vetëm për disa ekipe veç e veç siç e kemi pa që kanë marrë para për rregullimin e stadiumeve. Ai (Agim Ademi) më tha që nuk është e vertëtë që kanë marrë aq para sa po thua, më pak kanë marrë” deklaroi Ferati për Indeksonline.

Ferati vazhdon të insistoj në kërkesën e tij që FFK-ja të mos bëj dallime në financimin e klubeve.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *