Deputetet e Listës Guxo i kanë reaguar deputetes së PDK-së Blerta Deliu-Kodra lidhur me kritikën për heshtjen e presidentes Vjosa Osmani ndaj gjendjes së rëndë me COVID-19 në Kosovë.
Deputetja Jeta Statovci tha se falë angazhimit të presidentes Osmani, vendi ka përfituar rreth 700 mijë vaksina donacion
“Donacioni nga SHBA-ja në vlerë 500 mijë vaksina të dhëna ndaj Kosovës dhe gjithashtu edhe në dhjetor me rreth 117.000 vaksina nga Franca dhuruar Kosovës. Gjithë kjo kontribut i angazhimit të vazhdueshëm nga presidentja Osmani”, tha ajo.
Ndërsa, deputetja tjetër Doarsa Kica-Xheleli tha se ka qenë pikërisht PDK-ja që nuk i ka votuar vendimet që prekin direkt qytetarët në kohën e pandemisë.
“Statuset për një herë qenkan më të rëndësishme me votimet që kanë të bëjnë për rimëkëmbje ekonomike dhe votimi i ligjit që prek në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarët e Kosovës”, tha ajo