Die. Sht 8th, 2024

“Deputetët s’kanë mandat me i cenu trupat tanë”, protestë para Kuvendit

Kolektivi “Marshojmë S’festojmë” ka organizuar të enjten aksion protestues lidhur me reagimet kundër Projektligjit për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor, raporton Ekonomia Online.

Gratë protestuese para hyrjes së Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur banerin me mbishkrimin “deputetët s’kanë mandat me i cenu trupat tanë”.

Protestueset po ashtu kanë vendosur në objektin e Kuvendit banerat me mbishkrime për deputete që kanë votuar kundër këtij projektligji.

ImagePosteraFOTO GALERI
“Eman mos rrej”, “Duda ku i ki kufijtë?”, “Albena edhe seksiste edhe raciste, Shkarkone Duda Baljen”, ishin disa nga mbishkrimet e tyre që u vendosen në hyrje të Kuvendit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *