Die. Nën 24th, 2024

Deputetja e AAK-së: Nëse kalon Trusti, edhe deputetët e VV-së do t’i tërheqin paratë

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka thënë se po të miratohet tërheqja e 30 përqindëshit të Trustit edhe vetë deputetët e Vetëvendosjes do t’i tërhiqnin paratë e tyre.

Në këtë drejtim, ajo thotë se ata nuk mund të votojnë individualisht meqë mazhoranca “nuk do që të dalë përtej parimit të partisë edhe pse kanë nevojë qytetarët”.

“Jam e sigurt që shumica e deputetëve të Vetëvendosjes do t’i tërheqin mjetet nga Trusti në rast se miratohet. Herën e parë i kanë tërhequr, jam e sigurt që do të ndodhë njëjtë”.

Byqyti tregoi edhe pse vendosën që disa deputetë të AAK-së t’i bashkohen protestat që u mbajtën sot me kërkesë që të lejohet tërheqja e 30 përqindëshit .

“Ne kemi qenë një grup i deputetëve që kemi qenë unikë në çështjen për Trustin. Jemi deklaruar publikisht që do të votojmë Trustin dhe kemi pa të arsyeshme që të dalim edhe në këtë protestë”.

Deputetja e AAK-së tha se do të mundohen që të kalojnë Projektligjin për Trustin edhe pse thotë se ka pak gjasa.

“Siç parashihet javën e ardhshme , do ta shohim dhe do ta diskutojmë dhe në momentin që ka shumicë të thjeshtë do të kalojë Trusti. Nëse janë 60 deputetë të pranishëm me 32 vetëm kalon”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *