Sht. Nën 23rd, 2024

Deputetja e LDK-së kritikon Kurtin: Çdo ditë gënjen për heqje të varfërisë

Në një listë të përpiluar që trajton kryesisht çështjet ekonomike, Kosova është renditur ndër vendet më të varfëra në Evropë për vitin 2024, në vendin e tretë, pas Ukrainës dhe Moldavisë.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku ka reaguar pas këtyre rezultateve duke thënë se pushtet i Albin Kurtit, për çdo ditë gënjen për heqje të varfërisë, rritje të punësimit, rritje të zhvillimit ekonomik, e ka bërë stil të qeverisjes, vetëm propagandën.

Tutje ajo tha se edhe investitorët e huaj po largohen si shkak i propagandave të Kryeministrit, Kurti.

Postimi i plotë:

Kosova, pas Ukrainës, vendi më i varfër në botë, sipas një raporti të fundit ndërkombëtar.

Ne që informohemi nga burime të ndryshme, se ky pushtet i Albin Kurtit, për çdo ditë gënjen për heqje të varfërisë, rritje të punësimit, rritje të zhvillimit ekonomik, e ka bërë stil të qeverisjes, vetëm propagandën. Jo rastësisht jemi vendi më i varfër pas Ukrainës, sepse atje bëhet luftë për kohë të gjatë, ndërsa për Kosovën, propagandohet nga ky kryeministër, vetëm lufta e konflikti.Prandaj nuk vijnë investitorët e huaj. Prandaj, jemi më së afërti për varfëri, vetëm me Ukrainën në gjendje lufte.

E tmerrshme!

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *