Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas vendimit të qeverisë për ndarjen e shtesave për muajin janar për punëtorët e sektorit publik.
Ajo në Facebook ka shkruar se duke harruar ekzistencën e atyre të sektorit privat, ani se janë shumicë dhe kontribuuesit më të mëdhenj të rritjes së buxhetit të shtetit.
“Pabarazi e plotë. Jo rastësisht edhe sot vazhdojnë të largohen qytetarët nga vendi, të zhgënjyer me punën e keqe të kësaj qeverie”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Postimi i plotë:
Qasja shtypëse e Qeverisë Kurti me sektorin privat!
Qeveria Kurti paska vendosur të ndaj shtesa sërish për punonjësit e sektorit publik, duke harruar ekzistencën e atyre të sektorit privat, ani se janë shumicë dhe kontribuesit më të mëdhenj të rritjes së buxhetit të shtetit.
Pabarazi e plotë. Jo rastësisht edhe sot vazhdojnë të largohen qytetarët nga vendi, të zhgënjyer me punën e keqe të kësaj qeverie.
Se sektori privat është problem i kësaj qeverie, u pa edhe qasja denigruese ndaj mediave, duke i lënë në pritje të panevojshme, më pas dalin dhe i akuzojnë se nuk e paskan vendosur në rend të parë interesin publik.
Të paaftë në qeverisje. Fundin e keni afër!