Die. Nën 24th, 2024

Dëshmitari i shtatë përgjigjet për veturën e konfiskuar nga UÇK-ja

Duke vazhduar të përgjigjet në pyetjet e mbrojtësit të viktimave, avokatit Simon Laws, dëshmitari i shtatë me kodin W-01236 është përgjigjur lidhur me një veturë të konfiskuar nga UÇK-ja, ditën kur ishte ndaluar.

Në ekran iu paraqit dokumenti lidhur me faktin se ajo veturë ishte konfiskuar dhe një fotografi e veturës, ku dëshmitari tha se personi në foto ishte vet ai personalisht, jo më shumë se 1 vit para ndalimit të tij, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Lidhur me vlerën që kishte paguar për atë veturë, ai tha se kishte qenë 35 mijë por që se për çfarë monedhe, nëse vetura iu ishte kthyer apo i ishte dhënë ndonjë kompensim, përgjigjet e dëshmitarit nuk janë dëgjuar.

Tutje ai tha se kujtimet që i vien ndërmend lidhur me këtë çështje, e bëjnë të ndihet shumë keq.

‘‘Shumë keq ndina, s’di as qysh me ta përshkru..’’, tha ai.

Ndërkaq, pyetjet e tjera avokati Laws i ka bërë në seancë private.

Paraprakisht, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Charles Smith ka thënë se do të vendoset lidhur me dokumentet e paraqitura nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, por që më tutje përmbajtja ka qenë e redaktuar.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *