Mër. Jan 8th, 2025

Dështimi i mësimdhënësve në testin e MASHTI-it, Jasharaj: Edhe qeveria Kuri do të dështonte në një test të tillë, dyshime për ekspertët e Nagavcit

Vetëm 7 mësimdhënës nga 54 sa i janë nënshtruar provimit për pajisje me licencë të avancuar e kanë kaluar.

Lidhur me këtë dështim i pari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj fajëson dikasterin e udhëhequr nga minstrja Arbëri Nagavci.

Sipas tij, mësimdhënësit është dashur paraprakisht të informohen rreth procedurave të testimit dhe të jenë në njohuri përafërsisht për formën e testimit.

“Rezultati është shqetësues, i keq dhe nuk mund t’i gëzohet askush por me plot përgjegjësi e them se më shqetësues është aktiviteti i organizuar nga Ministria e Arsimit dhe zonja Arbërie Nagavci. Ajo çka është për të ardhur keq është se nuk ka pasur fare komunikim paraprak me punëtorët arsimorë përmes DKA-së për t’i njoftuar për sfidat që i presin, nuk di pse është kjo mungesë transparence”, ka thënë Jasharaj në një bisedë për IndeksOnline.

Jasharaj thotë se nëse një testimi të tillë do t’i nënshtrohej edhe qeveria Kurti, njëjtë do të dështonin.

“Ky është grupi i parë dhe nuk duhet që grupet tjera të frikësohen, ata do të sfidohen dhe nuk është tragjike nëse nuk kalohet ky test nnga të gjithë, nuk do të thotë që secili të avancohet. Rritje të pagave ne do të kërkojmë, sepse edhe nëse një llojë testi edhe qeveria Kurti do t’i nënshtrohej do të arrinin rezultate edhe më të dobëta. Ata kanë dështuar pasi 4 vjet nuk kanë arritur t’i plotësonin kërkesat tona, kanë premtuar dhe nuk kanë bërë asgjë”, ka theksuar Jasharaj.

Tutje, ai ka shprehur dyshimet e tij sa i përket ekspertëve të përfshirë në këtë testim.

“Kam dyshimet edhe tek ekspertët, çdo gjë ka qenë e mbyllur. Mësimdhënësit kanë pritur pyetje tjera. Si provë e parë nuk është e suksesshme. Ministria është dashur të tregohet më transparente t’iu tregohet se çfarë fusha do të sfidohen, jo pyetje direkt por t’u tregohej në çfarë fushash do të testoheshin. Secili ka të drejtë të dijë përafërsisht sepse është proces i gradimit vullnetar. MASHTI është dashur të tregonte se kush janë po ashtu ekspertët”, vlerësoi ai.

Megjithatë, Jasharaj shpreson që grupeve të tjera t’u largohet stresi dhe të tregohen më të suksesshëm në testim.

“Mësimdhënësit e kanë licensën e punës, e kanë dëshmuar me fakultet, mirëpo gradimi është çështje tjetër. Ky është hapi i parë me keqardhje dështues, por herën tjetër besojë që hiqet stresi. Është proces vullnetar, si SBASHK nuk kemi dashur të përzihemi në këtë aktivitet që ata mos me na thënë që po përzihemi ose diçka tjetër. Unë besojë që grupet tjera do të kenë rezultate tjera, shumë më pozitive. Zonja Nagavci e ka pamundësuar që ne të jemi pjesë e këtij procesi. Poashtu dyshimet kryesore janë se ka qenë proces i mbyllur dhe jo transparent. Ky është grupi i parë dhe nuk duhet që grupet tjera të frikësohen, ata do të sfidohen dhe nuk është tragjike nëse nuk kalohet ky test nuk do të thotë që secili të avancohet. Rritje të pagave ne do të kërkojmë, sepse edhe nëse një llojë testi edhe Qeveria Kurti do t’i nënshtrojë do të arrinin rezultate edhe më të dobëta. Ata kanë dështuar pasi 4 vite nuk kanë arritur t’i plotësojnë kërkesat tona, kanë premtuar dhe nuk kanë bërë asgjë.”, shtoi ai.

Tutje, Jasharaj thotë se mësimdhënësit meritojnë paga më të mira, në mënyrë që të jenë më entuziastë.

“Kur kemi paga më të larta konsiderojë që edhe mësimdhënësit do të jenë edhe më shumë aktiv dhe më entuziastë. Ne të gjithë mësimdhënësit nuk mund t’i kemi të graduar. Unë i ftoj të gjithë mësimdhënësit që të përgatiten mirë dhe ta sfidojnë stresin”.

Vlen të kujtojmë se me Udhëzimin e ri administrativ, mësimdhënësit kanë tri lloje të licencave – ajo e karrierës, e avancuar dhe licenca e përhershme.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *