Sht. Nën 23rd, 2024

Dhunimi i 11 vjeçares/ Të dyshuarit dënohen me deri 15 vjet burg

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka shpallur sot Aktgjykimin në rastin ndaj 11 vjecares, ashtu që ka bërë rikualifikimin e veprave penale dhe ndarjen e dispozitiveve për të përcaktuar përgjegjësinë penale për secilin nga personat e dyshuar. Gjykata nuk ka gjetur që e dëmtuara të ketë qenë e trafikuar apo viktimë e vepres penale të trafikimit me njerëz.

I akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vjetëve, në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

I mituri XH.S është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe për veprën penale – Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë (8) viteve.

I mituri G.R është shpallur fajtor për veprat penale Dhunimi, Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi dhe veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale Dhunimi dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej nëntë (9) viteve.

I mituri G.J është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe veprën penale – Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë (8) viteve.

I akuzuari SH.K është liruar për veprën penale Shërbime Seksuale të viktimës së trafikimit.

Vetura e përdorur dhe telefonat e përdorur janë konfiskuar, ndërsa pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest të rregullt juridiko civil.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *