Portieri shqiptar, Diant Ramaj gjatë një interviste e ka konfirmuar interesimin e Kombëtares së Kosovës për të.
Ka kohë që Federata e Futbollit e Kosovës po e synon marrjen e portierit 23-vjeçar, shkruan Indeksonline
Ramaj i cili është pjesë e Copenhagenit, i huazuar nga Borussia Dortmundi, flet për interesimin e Kosovës, por thotë se po e pret Gjermaninë.
“Nuk kanë kontaktuar me mua personalisht, por me njerëzit afër meje. Interesi është i madh dhe i fortë. Por, unë dua të arrij suksesin maksimal në karrierë”
“Gjithashtu jam në kontakt të vazhdueshëm me ish-trajnerin tim të portierëve, Manuel Schneider. Por nuk kam dëgjuar nga Kombëtarja e Gjermanisë. Megjithatë e di që nëse performojë mirë, do jetë e vështirë për të mos jem në radarin e tyre. Ndërrimi i gjeneratës, sigurisht që do të jetë një avantazh për mua”, u shpreh Diant Ramaj.
Ramaj u transferua te Borussia Dortmundi gjatë afatit kalimtar dimëror nga Ajaxi për 5 milionë euro. Por, që u huazua te ekipi danez deri në fund të sezonit.//Indeksonline/
Diant Ramaj about Kosovo and Germany
“I’m in touch with Manuel Schneider, my former goalkeeping coach, from time to time. But I haven’t heard anything from the senior national team yet. However, I know that if I perform well, it will be difficult not to be on the radar. The… pic.twitter.com/Km0A0a3aiJ
— Albanian Football Scout (@FootballAlbXI) March 27, 2025