Die. Nën 24th, 2024

Diaspora shqiptare fillon protestën në Hagë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Pas marshit të zhvilluar dje në sheshet e Prishtinës, një protestë tjetër do të zhvillohet sot në Hagë.

Shqiptarë të shumtë nga vende të ndryshme të Evropës kanë marrë rrugë për në Hagë, që t’u dalin në përkrahje ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në kuadër të Dhomave të Specializuara.

Numri më i madh i shqiptarëve që po mblidhen për këtë marsh janë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, protesta pritet të nisë në orën 10:00, dhe protestuesit kanë filluar të grumbullohen.

Sot fillon edhe procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi si dhe ish-deputetit të VV-së, Rexhep Selimi.

Të njëjtit vazhdojnë të mbahen në Hagë,në kuadër të një procesi gjyqësor kinse për krime të kryera gjatë luftës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *