Pre. Nën 22nd, 2024

Dita e parë e punës në Kosovë, shefi i ri i Zyrës së BE’së nëpërmjet një shkrimi në “X” tregon çfarë synon të bëjë

Ambasadori Aivo Orav, diplomat estonez me mbi 30 vjet përvojë në nivel kombëtar dhe në atë të BE-së, në diplomacinë dhe çështjet e BE-së, e mori sot detyrën si Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ambasadori Orav, i cili më parë ka shërbyer si Përfaqësues i Përhershëm i Estonisë në BE dhe si shef i delegacioneve të BE-së në Mal të Zi dhe në Maqedoni të Veriut, vjen pas diplomatit çek, ambasadorit Tomáš Szunyog.

Në një postim në platformën X, ai ka thënë se mezi pret të punoj ngushtë me partnerët tanë vendas dhe ndërkombëtarë.

Postimi i plote

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *