Është arrestuar i dyshuari që mëngjesin e sotëm theri me thikë një 27-vjeçar (këmbësor) në zebra pas një mosmarrëveshje që kishin.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku tha se viktima A.M është jashtë rrëzikut për jetë.
Ndërsa ka bërë të ditur se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Ankaraja , në Prizren, pas një fjalosje në komunikacion, një person pasagjer në një veturë del nga automjeti dhe godet me thikë këmbësorin i cili ishtë duke kaluar rrugën.
Viktima A.M 27 vjeçar është jashtë rrëzikut për jetë.
I dyshuari është identifikuar dhe është arrestuar. Me urdhër të prokurorit kujdesar i dyshuari ndalet në ndalim policor për 48 orë”, ka thënë Bytyqi për Indeksonline./Indeksonline/