Die. Nën 24th, 2024

Donika Gërvalla e prezanton Kosovën në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Këshilli i Sigurimit i OKB-së më 20 prill diskuton për Kosovën. Në takimin e parë të këtij viti, shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, do të informojë për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Kosova do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Kështu kanë konfirmuar për Indeksonline nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Ju konfirmojmë se zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla- Schwarz, do të përfaqësoj Republikën e Kosovës në mbledhjen e radhës së Këshillit të Sigurimit, që do të mbahet me datë 20 prill 2022“, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Kujtojmë që këtë muaj, Këshillin e Sigurimit e drejton Mbretëria e Bashkuar

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *