Sht. Nën 23rd, 2024

Draf-statuti i Ramës për Asociacionin, ish-ministrja: Janë vënë në lëvizje “agjentët” e idesë së shkëmbimit të territoreve

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla ka reaguar pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se i ka dorëzuar kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, një propozim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Pra tash “agjentët” e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Qëllimi mbetet i njejtë: ndarja e Kosovës!!”, shkruan ajo.

“Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe Scholz një draft të Asociaoinit për të cilin kam vënë në dijeni edhe Charls Micheln dhe palën amerikane. Është një draft punuar nga ekspert të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë prej kohësh. Gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë.Kjo ditë kur palët dhe në këtë rast, për mua i pakutpueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë. Palët nuk po mërren dot vesh se as kush duhet ta shkruaj këtë tekst, e jo më se cfarë do të ketë teksti. Është dokument konfidencial që s’pretendon të jetë zgjidhja ideale por është një dokument i nivelit më të lartë që merr në konsideratë se Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës duke adresuar të gjithë rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Uroj që ky material do të vlej për të cuar në një nivel tjetër dialogun dhe për t’I bërë palët që të flain për gjëra konkrete”, ka deklaruar Rama./

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *