Babai i futbollistit të Kosovës, Milot Rashicës, Nexhmedini është emëruar drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Vushtrrisë.
Vet Rashica njoftoi përmes një postimi në facebook për postin në fjalë.
Ai tha se do të shërbejë me nder dhe përkushtim në këtë pozitë.
Postimi i plotë:
Të nderuar bashkëqytetarë të Vushtrrisë,
Jam i nderuar për besimin e dhënë ndaj meje, për të udhëhequr me “Drejtorinë e Shëndetësisë dhe mirëqenies Sociale”. Nderi, respekti dhe përkushtimi për ju, do jetë prioriteti im në çdo kohë!
Ju falemnderit e na priftë e mbara!