Me dy ndeshjet e sotme është mbyllur edhe sezoni vjeshtor i Superligës së futbollit kosovar.
Drita fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Feronikelit ’74, ndërsa Ballkani e mposhti Suharekën me rezultat 2-0,
Kështu skuadra e Dritës është kampion vjeshtor, me 37 pikë, shtatë më shumë se Ballkani, ndërsa Malisheva renditet e treta me 30 pikë.
Në tre pozitat e fundit renditen, Ferizaji me 20 pikë, Llapi me 18 pikë, ndërsa Feronikeli ’74 është e fundit në tabelë, me 10 pikë