Die. Nën 24th, 2024

Duhet kujdes ndaj Gjeorgjisë, dy titullarë të Shqipërisë rrezikojnë pezullimin për ndeshjen e radhës

Ndeshja e sotme ndaj Gjeorgjisë në “Air Albania” është e një rëndësie të veçantë për Shqipërinë, me lojtarët që duhet të japin maksimumin në fushën e lojës në çdo duel për të siguruar pikë të rëndësishme për grupin në Ligën e Kombeve.

Por për dy futbollistë, duhet të ketë një kujdes të veccantë në ndeshjen e sotme, pasi një karton i verdhë mund t’u kushtojë shumë shtrenjtë. Jasir Asani dhe Thomas Strakosha janë ndëshkuar të dy me karton të verdhë në ndeshjen e parë të luajtur kundër Ukrainës, i pari për faull dhe i dyti për vonesa loje.

Sipas rregullores së Ligës së Kombeve, në fazën në grupe të turneut pezullohesh për një ndeshje kur plotëson numrin e 2 kartonëve të verdhë, apo shumëfishin e tij (4). Kësisoj, nëse Asani dhe Strakosha ndëshkohen sot, ata të dy do të jenë mungesa në takimin e radhës të kuqezinjve, që luhet në tetor në transfertë ndaj Çekisë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *