Sht. Nën 23rd, 2024

Edhe Abdixhiku e refuzon ftesën e presidentes Osmani: Mund të ju takoj vetëm në një rast tjetër!

Kryetari i Lidhjes demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku e refuzon ftesën e persidentës Vjosa Osmani.

Sipas shkresës së LDK-së të cilën e ka siguruat IndeksOnline thuhet se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund as ta pranojë e as ta tolerojë një përplasje të tillë të Republikës së Kosovës me aleatët tanë.

Për më tepër, LDK-ja nuk mund të jetë pjesë e asnjë diskutimi mbi këtë çështje.

Sepse kjo çështje, për LDK-në dhe vetë popullin e Kosovës, është e mbyllur para se të nisë. Aleanca me SHBA-të, orientimi euroatlantik, shtyllat të cilat po rrezikohen sot nga popullistët propagandues të pushtetit, janë të padiskutueshme. Prandaj ne nuk mund të zgjedhim mesin.

Shkresa e Abdixhikut, drejtuar presidnetes Osmani:

E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, znj, Vjosa Osmani Sadriu,
Më lejoni që fillimisht t’ju falënderoj për letrën tuaj, të datës 21 qershor 2023. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe as unë si kryetar i saj nuk jemi konsultuar paraprakisht nga z. Haradinaj mbi nevojën e ndonjë takimi të përbashkët mes institucioneve të vendit dhe partive opozitare, në këtë rast, Lidhjes Demokratike të Kosovës. Së këndejmi, nuk kemi patur mundësinë të shtrojmë pikëpamjet tona, ndonëse partitë parlamentare kanë komunikim
të rregullt brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës për çdo temë tjetër.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përcjellë me shumë shqetësim zhvillimet e fundit politike në vend; në veçanti qasjen e papërgjegjshme të Kryeministrit të Kosovës në raport me aleatët tanë, SHBA, BE e NATO. Qasja e tij konfliktuoze, veprimet e pakoordinuara dhe papërgjegjësia diplomatike e strategjike, kanë rrezikuar sovranitetin e Republikës së
Kosovës.

Sipas pikëpamjeve tona, interesat e vendit tonë, përfshirë dhe ato të ruajtjes e të shtrirjes së sovranitetit të plotë në gjithë territorin e Kosovës, kanë gjasë vetëm nëse në krah kemi aleatët tanë, që popullin tonë e ndihmuan në rrugën e lirisë, pavarësinë dhe të demokracisë.

Ky shqetësim i yni, i adresuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur më 2 qershor 2023, nuk ka gjetur as mirëkuptimin më të vogël nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund as ta pranojë e as ta tolerojë një përplasje të tillë të Republikës së Kosovës me aleatët tanë. Për më tepër, LDK-ja nuk mund të jetë pjesë e asnjë diskutimi mbi këtë çështje.

Sepse kjo çështje, për LDK-në dhe vetë popullin e Kosovës, është e mbyllur para se të nisë. Aleanca me SHBA-të, orientimi euroatlantik, shtyllat të cilat po rrezikohen sot nga popullistët propagandues të pushtetit, janë të
padiskutueshme. Prandaj ne nuk mund të zgjedhim mesin.

Ndërmjet shkëputjes nga orientimi kushtetues i Kosovës për integrim euroatlantik, si e barabartë mes popujve evropiane dhe e barasvlershme në aleancën ushtarake të NATO-s apo izolimit tonë kombëtar, nuk mund të kërkojmë mesin.

Çfarë Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon e pret në këtë kohë është pozicionimi i qartë e kritik ndaj popullizmit të Kryeministrit, që ballafaqimin me aleat po e shndërron në kauzë të sjelljes së brendshme politike, me pasoja afatgjata për sovranitetin e vendit dhe përpozicionin tonë ndërkombëtar.

Në këtë ballafaqim, pozicioni i Presidentes është jetik; konform historisë sonë të lavdishme, konform zotimeve kushtetuese të pashkelshme, konform bindjeve të vet popullit të Kosovës.

Fatkeqësisht, ne nuk e kemi parë ende këtë pozicionim nga ana juaj; dhe në rrethanat e tanishme Kosovës i duhet jo një zë i mesit, por një zë i qartë, që dërgon vetëm në një drejtim; atë euro-atlantik, në koordinim të ngushtë me aleatët tanë, në ballafaqim të suksesshëm me qëllimet agresive të Serbisë.
Si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të jem i gatshëm t’ju takoj, në një rast tjetër, nëse për qëllim të vetëm kemi artikulimin e qartë dhe publik të përkrahjes së pa rezervë ndaj aspiratës euroatlantike të institucioneve tona, dhe refuzimin e politikave përplasëse e izoluese të Qeverisë së Kosovës.
Ju falemnderit!
Lumir Abdixhiku

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *