Edhe sot nuk është shënuar asnjë viktimë nga Koronavirusi në Kosovë.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 16 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 33 persona,
Njoftimi i plotë:
23 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.348 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.532.585 doza të vaksinës.
Deri më sot 697.728 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.280 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.184. Në total numri i rasteve aktive është 464.