Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që drafti që duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese është Drafti Evropian, kryeministri shqiptar Edi Rama, e komenton kështu:
“Unë nuk mund të flas me sikur, autoritetet e Kosovës janë autoritete që mund të bëjnë atë që e shohin të arsyeshme.
Nuk më takon mua të bëj komentatorin apo analistin e gjërave që ndodhin në Kosovë.
Por unë di një gjë edhe me koston që ushtria online e Kosovës më sulmon si tradhtar dhe nuk më intereson se po të ishin të gjithë tradhtar si puna ime, sot Koosva do të ishte në Këshillin e Evropës.
Gjëja që unë besoj, është se strategjinë e negociatave me Serbinë do ta kisha zgjedhë ndryshe.
Kosova nuk e ka me Serbinë dialogun. Këtë ua kam thënë të gjithë udhëheqësve tuaj. Kosova e ka dialogun me BE-në. Kosova nuk e ka objektivë të integrohet në BE, Kosova e ka objektiv të bashkohet me BE dhe të bëhet anëtar i familjes së Perëndimit duke pasë parasysh që Lindja është Rusia.
Çka duhet të bëj Kosova, duhet të bëj pjesën e vet nga A deri në Zh, pa pyet fare se cka duhet të bëj Serbia, ajo që i kërkohet Kosovës është në të mirën e Kosovës.
Kosova e ka fitu luftë, e ka ni luftë tjetër tani, e ka luftën për të konfirmuar subjektivitein e vet ndërkombëtar.
Dhe, atëherë dihet kush janë detyrimet. Unë nëse do të isha përcaktuar strategjinë dhe taktikën e negociatave do të kisha përmbushur gjithë pjesën që më takon dhe do thosha ne e bëmë tonën.
Shko tani merruni me ata tjerët atje.
Duke e bërë të kundërtën, Kosova e ka lidhur fatin e vetë me Serbinë, kjo mund të jetë taktikë e mirë për elektoratin brenda, por nga pikëpamja e subjektivitetit ndërkombëtar, nuk është produktive”, tha kryeministri Edi Rama.