Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka thënë se Bashkimi Evropian është gati t’ua njoh pasaportat e strukturave ilegale serbe në Veri dhe se kjo përbën cenim të sovranitetit të shtetit të Kosovës
Tahiri përmes një positimi në Facebook u shpreh se rrugën këtij vendimi i ka hapur Kurti me njohjen e letërnjoftimave të strukturave ilegale serbe për çështjen e targave.
“BE-ja gati ti njeh pasaportat e strukturave ilegale serbe, ky eshte cenim i sovranitetit te shtetit tone, mirepo kesaj ia hapi deren Kurti kur njohu lejet e njoftimit te strukturale ilegale serbe ne rastin e targave ne veri..”, ka shkruar ajo.