Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka dalë me një propozim për formimin e institucioneve të reja.
Ajo ka bërë me dije se Kosova tani gjendet në një bllokadë sa i përket ndërtimit të institucioneve të reja.
Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se në këso situate Kosova ishte gjendur edhe në vitin 2014.
Sipas saj, formula e asaj kohe duhet të përdoret edhe tani.
“Kjo bllokadë e krijimit qeverise së re duhet të tejklalohet për të mirën e Kosoves dhe popullit – njëherë kemi pasur një situatë të tillë, me atë rast zgjidhja ishte: posti i kryeministrit i takoi partisë opozitare që ishte fituese në mesin e opozitarëve, ndërsa partisë fituese iu dha posti i presidentit me garanci të votohej një vit pas, edhe ashtu posti i presidentes skadon një vit pas. Te gjithe partite politike duhet të mendojnë për shtetin dhe jo vetëm për pushtetin. Populli foli me votë, në mënyrë demokratike, andaj të respektohet vullneti i tij, të respektohet interesi i shtetit dhe ai nacional.. askush nuk do një qeveri që bëhet peng i listës së Vuçiqit”, ka shkruar Tahiri.