Mër. Dhj 25th, 2024

Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas së tij

Në seancën fillestare në Gjykatën Themelore, i akuzuari Edmond Lajqi pranoi fajësinë për vrasjen e gruas së tij në prill të këtij viti.

Lajqi ka pranuar fajësinë për veprat penale vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje, derisa ka thënë se i kërkoi falje familjes së të ndjerës.

Seanca më herët është ndërprerë për shkaqe teknike, për te vazhduar pastaj me deklarimin rreth fajësisë.

Në këtë seancë prokuroria ka lexuar aktakuzën e ngritur javë më parë.

Aktakuza ndaj të akuzuarit Edmond Lajqi për vrasjen e gruas së tij në Pejë, është ngritur tetë muaj pas rastit të vrasjes.

Sipas komunikatës së Prokurorisë Edmond Lajqi më datë 16.04.2024, rreth orës 8:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Pejë, ka privuar nga jeta me armë zjarri bashkëshorten e tij, viktimën Gjyljeta Ukella.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *