Ylli kosovar është lojtari kyç i skuadrës së Lille në edicionin 2024/25, duke shënuar gola të rëndësishëm për francezët.
Formën e lartë të sulmuesit kosovar e dëshmojnë edhe statistikat e tij në këtë fillimsezon.
Zhegrova i prin listës së dribluesve më të mirë në top pesë ligat më të forta europiane.
Ai ka lënë prapa shumë sulmues të mëdhenj të futbollit europian, si Kylian Mbappe, Lamine Yamal, Vinicius Junior e Kvaratskhelia.
25-vjeçari ka 28 driblime të kompletuara këtë sezon në 52 tentime, apo shprehur në përqindje, ai ka kompletuar 54% të driblimeve të tentuara, siç raporton faqja sportive “The Pop Foot”.
Edon Zhegrova këtë edicion ka gjashtë gola të shënuar në tetë ndeshje, duke përfshirë edhe ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve.