Die. Nën 24th, 2024

EFJ: Ditë e zezë për lirinë e mediave dhe demokracinë në Kosovë

TV cameras in raw

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) ka reaguar pas miratimit të Ligjit të ri për Komisionin e Pavarur të Mediave nga Kuvendi i Kosovës.

Ricardo Gutierrez, Sekretar i Përgjithshëm i kësaj organizate, ditën e sotme e ka quajtur “ditë të zezë për lirinë e mediave dhe demokracinë në Kosovë”.

“Parlamenti sapo e kaloi ligjin për media (Ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave) pavarësisht këshillave nga KiE, BE, OSBE dhe EFJ që të mos e bëjnë”.

“Sot është një ditë e zezë për lirinë e mediave dhe demokracinë në Kosovë. Partitë opozitare politike e kanë bojkotuar seancën”, shkroi Gutierrez në platformën X.

Reagime kundër miratimit të Ligjit të ri për KPM pati edhe nga ambasadorët e huaj të akredituar në Kosovë, e edhe nga Misioni i OSBE-së në vend.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *