Sht. Nën 23rd, 2024

Ekipi i kombëtares mbërrin në Tiranë, Silvinjo: Ishte eksperiencë e mrekullueshme

Kombëtarja Shqiptare ka mbërritur në Tiranë.

Në një prononcim për mediat, nga aeroporti Nënë Tereza në Rinas, Silvinjo është e ka përshkruar si eksperiencë të mrekullueshme pjesëmarrjen e skuadrës shqiptare në kompeticionin europian të futbollit.

“Jam shumë mirë. Ishte eksperience e mirë për këdo. Turne i jashtëzakonshëm. Ishte e vështirë për ne. E kam thënë, të gjithë lojtarët të gjihë, federata, kur vjen në ndeshjen sheh njerëz të të suportojnë ishte e jashtëzakonshme. E kupton kur je për herë të dytë në këtë turne. Nuk është e lehët. Të gjithë ata lojtarë. Të hysh në fushë dhe të luash ndaj një Italie të fortë, Kroacie të fortë, Spanjë të fortë. Për gjithë vendin dhe lojtarët me këta të rinj, kanë fituar mjaft eksperiencë në këtë turne. Eksperiencë e bukur.

Ishte pozitive. Kemi marrë shumë. Kemi rrugë të gjatë, por duhet të jemi të ndershëm jemi krenar për të gjithë lojtarët. Kemi lojtarë të rinj. Përfaqësuan mjaft mirë vendin. Fituan eksperiencë. Jemi në rrugën e duhur. Jam pjesë e kësaj pune, jam i lumtur në jnë vit e ca kemi bërë punë të madhe. Punojmë bashkë. Federata e kupton. Faleminderit të gjithë lojtarëve. Suporti ishte i pabesueshëm. Kishte më shumë se sa gjermanë”

Kujtojmë se Shqipëria u eliminua mbrëmjen e djeshme në ndeshjen vendimtare me Spanjën, pas një rezultati 0-1 për iberikët. Shqipëria arriti të siguronte një pikë në barazimin me Kroacinë, ndërsa në ndeshjen që luajti me Italinë më 15 qershor, humbi me rezultatin 2-1.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *