Ekipi olimpik i Kosovës parakalon në krye me kampionen olimpike, xhudsiten Majinda Kelmendi.
Emocione! Medalistja e artë olimpike, Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova, bartës të flamurit të Kosovës.
Kosova kërkon medalje në Olimpiadë. Në parakalim u pa edhe Driton Kuka, trajneri më i mirë shqiptar.
Parakalon edhe ekipi olimpik i Maqedonisë së Veriut, me xhudisten Arbëresha Rexhepi.
Shqipëria parakalon! Intonohet himnii Japonisë, stadiiumi i zbrazur.
E gjithë bota nga Tokio. Kosova përfaqësohet me 11 sportistë në LOjërat Olimpike – “Tokyo 2020”, me 5 xhudiste Majlinda Kelmendi (-52 kg), Distria Krasniqi (-48 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Loriana Kuka (-78) dhe Akil Gjakova (-73), pastaj me mundësin Egzon Shala, boksieren Donjeta Sadiku, shenjëtari Drilon Ibrahimi, atleti Musa Hajdari dhe notarët Eda Zeqiri e Olt Kondirolli.
Lojërat Olimpike “Tokio 2020” edhe zyrtarisht kanë nisur, me ceremoninë hapëse që po mbahet në stadiumin olimpik të Tokios.Emocione të mëdha në Tokio.
ImageFOTO GALERI
205 shtete nga e gjitha bota, në 33 sporte dhe 50 disiplina do të garojnë për të fituar medaljet e më të mirëve.
Pak minuta na ndajnë nga hapja zyrtare e Lojërave Olimpike – “Tokyo 2020”.
Kosova parakalon si shteti i 67-të, ndërsa përfaqësohet nga 11 garues në sporte dhe disiplina të ndryshme.
ImageFOTO GALERI
Vashat dhe djemtë tanë janë gati për sfidat e mëdha.
“Ekipi është gati për parakalimin në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike – ‘Tokyo 2020’”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.