Policia e Kosovës ka mbajtur disa takime me qytetaret në veriun e Kosovës. Në këto raste është vlerësuar se një bashkëpunim mes palëve mundëson një siguri më të mirë në komunitet.
Kjo vjen në ndihmë të policisë në parandalimin e krimit.
Ky bashkëpunim është rritur dhe gjatë dy viteve të fundit, tha zëvendësdrejtori i policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.
Elshani thekson se është rritur besueshmëria dhe si rezultat ka një bashkëpunim më të madh me popullatën, se sa kur serbët drejtonin policinë.