Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë vendosur që në vend të Mathew Palmer si i dërguar për Ballkanin Perëndimor të jetë Gabriel Escobar.
Deputeti Avdullah Hoti, shprehet i kënaqur me emërimin e Escobar si i dërguar special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.
Sipas tij, kjo tregon përkushtimin e Administratës Biden për rajonin dhe dialogun Kosovë-Serbi.
Postimi në Facebook:
I kënaqur që shoh emërimin e z. Escobar si i dërguar special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor. Kjo tregon përkushtimin e Administratës Biden për rajonin dhe dialogun Kosovë-Serbi. Kosova duhet të jetë gati për dialog, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke.