Hën. Nën 25th, 2024

Emërohet bordi i përkohshëm i ndërmarrjes ‘Trainkos’

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar nga detyra bordin e ndërmarrjes ‘Trainkos’, respektivisht kryesuesin e këtij bordi, Nol Dedaj, i cili kishte mbetur i vetëm në detyrë pas largimit të anëtarëve tjerë.

Ministrja Artane Rizvanolli ka propozuar shkarkimin e Nol Dedajt dhe emërimin e bordit të ri që do të ushtroi detyrën jo më shumë se gjashtë muaj. Propozimi i saj është miratuar në mbledhjen e kabinetit qeveritar.

Rizvanolli ka thënë se bordi është vonuar për të dhënë përgjegjësi për punën e viteve të kaluara dhe nuk ka marr masa për uljen e shpenzimeve në krahasim me të hyrat.

Në bordin e ri si ushtrues detyre i kryesuesit është zgjedhur Riza Sfanca, ndërsa anëtarë janë zgjedhur Astrit Mehaj, Hasan Preteni dhe Shaban Neziri.E

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *