Sht. Nën 16th, 2024

Emërohet U.D kryeshef në TrainKos, Statovci: Më zgjodhi Bordi, e kam përvojën dhe kualifikimin e duhur

Agron Statovci, është emëruar sot Ushtrues Detyre i Kryeshefit të Ndërmarrjes Publike “TrainKos”.

Statovci ka thënë për “IndeksOnline” se i plotëson të gjitha kushtet, për një pozitë të tillë, bazuar në kualifikimet dhe përvojën që ka.

“Është e vërtetë që Bordi sot më ka vendosur Ushtrues Detyre. Unë jam këtu brenda ndërmarrjes që nga viti 2007. I kam kualifikimet dhe përgatitjet e duhura shkollore pikërisht për këtë fushë, të komunikacionit dhe transportit. Provimet shtetërore që janë shumë me rëndësi i kam të gjitha, kështu që nuk shoh që kanë bërë zgjedhje të gabuara. Besoj që e kanë bërë një zgjedhje të mirë dhe jam i interesuar të punoj”, tha ai.

Ndërsa thotë se emërimin në këtë post nuk e sheh si një privilegj, duke pasur parasysh gjendjen në të cilën është kjo ndërmarrje, e cila është në prag të falimentimit.

“Këtë nuk e shoh si privilegj, sepse kjo ndërmarrje është buzë falimentimit. Kemi me tentu ta bëjmë me të mirën që ne mundemi. Qëllimi është rimëkëmbja e kësaj ndërmarrje, me mujt me kthy për mbarë”, tha ai.

Statovci mohoi raportimet se është djali i axhës së deputetes Jeta Statovci. Thotë se askush nuk ka ndikuar, në emërimin e tij në këtë pozitë.

“Nuk është e vërtetë, kemi një mbiemër të njëjte, mund të themi që jemi dhe kushërinj dhe unë krenohem me të si deputete. Por nuk është e vërtetë fare, që e kam vajzë të axhës . E kemi një mbiemër. S’jemi familjarë të ngushtë, e kam kushërirë të largët, të rrethit me të gjerë. Ajo nuk ka kurrfarë ndikimi në këtë punë. Bordi ka vendos pasi që sa vite jam në këtë ndërmarrje. I ka parë kualifikimet që kam dhe i plotësoj kushtet dhe se e kanë parë të arsyeshme, që unë të jem në këtë pozitë”, tha ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *