Emisari special i Qeverisë Gjermane, Manuel Sarrazin, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë të enjten më 29 gusht.
Lajmin e ka konfirmuar ambasada gjermane në Prishtinë përmes një njoftimi për media.
Emisari gjerman do të japë edhe një deklaratë për media para nisjes.
“Manuel Sarrazin, Përfaqësuesi Special i Qeverisë Federale për vendet e Ballkanit Perëndimor do të vizitojë Kosovën nesër, më 29.08.2024. Pas takimeve zyrtare, z. Sarrazin do të japë një deklaratë për shtyp para nisjes”, thuhet në njoftim.
Sarrazin do t’iu drejtohet mediave me një deklaratë pas takimeve