Die. Nën 24th, 2024

Epopeja e UÇK-së, do të mbahet ceremoni në kazermën “Adem Jashari”

Sot është 26-vjetori i Epopesë së UÇK-së, ku me këtë rast, Ministria e Mbrojtjes ka një agjendë të aktiviteteve.

Nga ora 11:30-12:00, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, do të fillojë pritja e mysafirëve.

Ceremonia fillon në orën 12:00, diku tre minuta pas fillimit do të bëhet inspektimi i kuadrateve nga presidentja Vjosa Osmani dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Pas kësaj Bendi Frymor i FSK-së luan himnin Shtetëror dhe Kombëtar, ku pastaj bëhen homazhe pranë Obelsikut të UÇK-së.

Fjalimi i presidentes pritet të fillojë nga ora 12:15, ndërsa i kryeministrit Albin Kurti, 10 minuta më pas.

Fjalim do të mbajë edhe përfaqësuesi i familjes Jashari, ndërsa pastaj do të ketë pjesë artistike nga Bendi Fymor, në ora 12:40.

Pas 10 minutave, në orën 12:50, pritet të bëhet mbyllja e ceremonisë, raporton Klankosova.tv.

Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 në Prekaz të Skenderajt, forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke lënë të vrarë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *