Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të jetë së shpejti në Kosovë.
Pak para ardhjes, diplomati amerikan ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi është në fazë kritike.
“Dialogu është në fazën kritike. Ne jemi të angazhuar që t’u kthehemi marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. Nuk ka alternativë dialogu i lehtësuar nga Brukseli, ai ka qenë mekanizmi për zgjidhjen e shumë çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe tejkalimin e dallimeve. U kërkoj palëve që të respektojnë të gjitha marrëveshjet posaçërisht aneksin e Ohrit, të dëshmojnë përkushtim. Kjo është një nga arsyet kryesore pse e vizitoj rajonin”, ka thënë Escobar.