Mër. Tet 23rd, 2024

Escobar flet për të sanksionuarit e Serbisë

Emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, i cili është në ditët e fundit të tij në këtë pozitë deri në marrjen e një roli të ri në diplomacinë amerikane, në një intervistë për Atlantic Council ka folur për raportet në mes të SHBA-së dhe Serbisë, shkruan Gazeta Express.

Escobar ka vlerësuar disa prej veprimeve të Serbisë që lidhen në raport me Ukrainën dhe ka thënë se përkrahja politike e Serbisë për Ukrainën është një tregues që Serbia po e konsideron seriozisht pozicionin strategjik. Këtu ka përmendur vizitën e fundit të kryediplomatit ukrainas dhe zonjës së parë të Ukrainës në Beograd.

Megjithatë ka thënë se SHBA është jashtëzakonisht e dëshpëruar me faktin se dy zyrtar të sanksionuar nga DASH janë futur si emra në qeverinë e re të Serbisë. Escobar ka thënë se do të vazhdojnë t’ia shprehin Serbisë pritjet e SHBA-së përmes kanaleve diplomatike.

Diplomati amerikan ka thënë se raporti i Serbisë me SHBA-në varet nga disa kushte, se si Serbia sillet me fqinjët dhe se si Serbia ndërvepron me partnerët euro-atlantik

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *