I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, para senatit, ka deklaruar se as SHBA-ja nuk e përkrah një asociacion që e dëmton sovranitetin e Kosovës.
Escobar tha se kërkojnë një asociacion, për të cilin merren vesh Kosova dhe Serbia.
Emisari amerikan theksoi se Shtetet e Bashkuara po përpiqen që mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet një marrëveshje e përqendruar në njohje reciproke.
“As ShBA-ja nuk e përkrah një asociacion që dëmton sovranitetin e Kosovës dhe unitaritetin e qeverisjes në vend. Por, ne kërkojmë të bëhet një asociacion, për të cilin merren vesh Kosova e Serbia dhe i cili nuk bie ndesh me normat ligjore në Kosovë, prandaj është obligim i Kosovës të japë modelin e duhur për këtë asociacion. Po, prandaj po përpiqemi të arrijmë një marrëveshje të përqendruar në njohje reciproke.”